LUSHNJE- Një javë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se pas aksionit të ndërmarrë në energji për të gjithë vjedhësit dhe debitorët e saj, një aksion i ngjashëm do të vijojë edhe në sistemin e ujit të pijshëm. Drejtori i Ujësjellësit në Lushnjë, Albert Divjaka, thotë se puna e ndërmarrjes që ai drejton sa i takon mbledhjes së detyrimeve të prapambetura apo ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme, ka qenë e vazhdueshme.
Sipas tij për muajin nëntor detyrimet e paguara nga ana e qytetarëve dhe biznesit kanë qenë mbi 90%, çka është një shifër e kënaqshme. Problem kryesor sipas tij mbeten pagesat në ujësjellësit e komunave që kjo ndërmarrje furnizon, në Golem, Dushk dhe Karbunarë, të cilat nuk e kalojnë masën 60%.
Po kështu sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve Lushnjë, Albert Divjaka humbjet në rrjet janë në masën 70 %, si pasojë e rrjetit tejet të amortizuar.
Në janar pritet që falë një investimi me një kredi të butë të dhënë nga banka Gjermane KFV të ribëhet i gjithë sistemi i rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Lushnjës.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com