Lushnjë, ndalohen dy persona
në kërkim, arrestohet një tjetë

LUSHNJË- Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur dhe ndaluar nga policia në Lushnjë, ndërsa një tjetër është arrestuar.

Selim Gubere, 23 vjeç, Genci Kola, 32 vjeç dhe Medion Karamani, 22 vjeç, të trë banues në Lushnje, u ndaluan pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

23-vjeçari Gubre u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Drejtimi i mjeti në mënyrë të parregullt”, ndërsa Genci Kola u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Medion Karaman u arrestua pasi u kap duke drejtuar motmjetin tip “Kavasaki” me targa FR125, pa leje drejtimi.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnje
Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-Selim Gubere, 23 vjeç, banues në fshatin Shakuj, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Drejtimi i mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
- Genci Kola, 32 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.
*Gjithashtu, nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Medion Karamani, 22 vjeç, banues në fshatin Bitaj, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar motmjetin tip “Kavasaki” me targa FR125, pa leje drejtimi. (Neni 291 i Kodit Penal)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?