Lushnjë,përplas kalimtarin
në kërkim drejtuesi i makinës
 

Një person ende i paidentifikuar është përplasur për vdekje në mesnatë në aksin Lushnjë-Fier teksa ecte afër një rrethrrotullimi.

Policia bën me dije se ka shpallur në Kërkim drejtuesin e mjetit i cili kur ka parë këmbësorin e vdekur në vend është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth nje jave pas hapjes se segmentit rrugor aty ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e 3 personave të cilët kanë përfunduar në kanalin pranë rrugës. Edhe pse ky rrethrrotullim eshte paisur me të gjithë sinjalistiken horizontale dhe vertikale aty janë të shpeshtë aksidentet,  nga ku disa prej tyre kane marre jetë njerëzish. Mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë bën që numri i aksidenteve të shtohet nga viti në vit duke e çuar këtë rrethrrotullim në një nga pikat e nxehta për aksidente në rrugët shqiptare.

Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar