Rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm në një lagje të Lushnjes ka bërë që policia e këtij qyteti të gjejë dhe vërë në pranga autorin e kësaj ngjarje, i cili dyshohet se e ka kryer atë për motive pronësie.

Sipas policisë, Bashkim Disha 48-vjeç në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)