Lushnja “hedh” vallen popullore

Lushnja “hedh” vallen popullore
LUSHNJE - Kjo ndërthurje e traditës kulturore me historinë e popullit shqiptar mishërohet më së miri në vallet burimore. Fustanellat, jelekët, xhamadanët, tirqet, dimiqet, poturet, xhubletat, pelerinat, takiet, shamitë e qëndisura me ar të vajzave janë dekori që zbukuron skenën madhështore që dominon sheshin, si dhe defilen magjepse në rrugët e qytetit, ku qytetarët zgjedhin kostumin më tërheqës.

“Janë emocione që nuk përshkruhen me fjalë ato që krijon këto ditë Festivali Tipologjik Ndërkombëtar i Valles Burimore. Vallja Shqiptare ka shoqëruar jetën tonë në dasma e ne ksodhe, në fitore betejash dhe në fshikullime satirike të kohës”, thotë z. Tushe. Ndërsa shton se “Vallja burimore mban gjallë dhe transmeton brez pas brezi traditën, zakonet dhe doket e kombit tonë, nga më të lashtët në rajon. Është ky folklor që mban gjallë bujarinë mikpritëse dhe respektin Lushnjar për miqtë nga Turqia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Kosova. Them Kosova sepse aty është kufiri ynë shpirtëror që jeton në paqe dhe në harmoni me popujt e tjerë fqinjë.” Lushnja është sot qyteti me 6 gjerdanë festivalesh, është qyteti i dy kongreseve, i Kongresit të Shtetit Shqiptar dhe Kongresit të Parë Arsimor Shqiptar.

Sipas Tushës lushnjarët thonë me krenari se në qytetin tonë u hodhën themelet e shtetit të ri shqiptar, u hodhën bazat e arsimit Shqiptar. Ndër të tjera ai thotë se: “Kjo tokë që Zoti e ka bekuar, ka fatin të jetë e pashtershme, të prodhojë, të transmetojë dhe të vërë në piedestalin e historisë Lushnjën, qytetin tonë të dashur, të ngrohtë që na fal të gjithëve aq shumë dashuri nga dielli që e ngroh dhe toka mbi të cilën ne jetojmë”. Me këngën vallen dhe artin e mikpritjes ndriçohet edhe kujtesa kulturore-historike e Lushnjës në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit