LUSHNJE - Gruaja që shihni në foto, sipas dokumenteve të identifikimit rezulton të jetë plot 128 vjeçe, e rrjedhimisht cilësohet si një ndër njerëzit më të vjetër në botë. Por, e vërteta tregon të kundërtën. Një gabim në sistemin e regjistrimit në gjendjen civile 9 dekada më parë i kanë krijuar probleme tanimë Zane Topit për marrjen e pensionit. Ajo hedh poshtë faktin se është 128 vjeç, ndërsa thekson se nuk i ka kaluar ende të 90 vjetët.
Edhe djali i saj, Hekuran Topi thekson se gabimi në gjendjen civile nuk është marrë parasysh, duke i kushtuar të ëmës ndërprerjen e pensionit.
Një tjetër fakt që hedh poshtë moshën sipas dokumenteve, është edhe mosha e djalit më të madh të Zane Topit, i cili është 65 vjeç. Sipas përllogaritjeve matematikore, i bie që e moshuara të ketë lindur për herë të parë në moshën 63 vjeçare, çka bie në kundërshtim me precedentët e lindshmërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com