Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Lushnje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Gurores”, ku Zyber Gorovelli, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
/Shqiptarja.com

Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 29.10.2017, rreth orës 09:15, në fshatin Karbunarë e Vogël Lushnje, në vendin e quajtur “Rruga e gurores”, shtetasi Z.G, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com