Lushnje - Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht 4 vajza brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në Lushnje.
Arrestimi u krye pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.
Në pranga ra autori i dyshuar, B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale "Ngacmimi seksual" informoi sot policia.