Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çinar.

Një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.