Lushnje, aktiviteti i karatesë, Tushe: Ky sport promovon vlera qytetare, ka mbështetjen time

Komiteti olimpik shqiptar, federata e karatesë si dhe Bashkia e Lushnjes, kanë organizuar sot në Lushnje aktivitetin e karatesë për moshat deri në 14 vjeç.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin Shqipëria, Mali Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Ndeshjet u zhvilluan me sistem peshe dhe përballje direkte të sportistve djem dhe vajza.

Sporti luftarak i karatesë edukon dhe promovon vlera njerëzore qytetarë që ne duam ti shikojmë tek fëmijët tanë, e më pas tek qytetarët e ardhshëm. I uroj suksese këtij turneu dhe do ti jap gjithë mbështetjen time si kryetar bashkie, që të kthehen në traditë për bashkinë tonë këto veprimtari të tilla sportive.

Fatos Tushe, Kryebashkiak i Lushnjes

Fituese e aktivitetit u shpall sportistja, Ermelinda Dedej, e cila e arriti këtë sukses për herë të dytë, pas medaljes së artë që mori në Ballkaniaden e Serbise dy javë më parë.

Unë sot fitova sërish vendin e parë në këtë eveniment që u zhvillua në “ Lushnja Open”, dhe jam shumë krenare për këtë, dhe këtë çmim ia dedikoj profesorit tim që merret me mua. Por i them edhe bashkëmoshatarëve të mi që të merren me një sport.

Ermelinda Dede, sportiste

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 300 sportistë nga rajoni i Ballkanit, duke treguar masivitetin e këtij sporti të ri që po merr përmasat e një sporti olimpik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë