Policia e Lushnjës ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnjë, kërkohej nga Policia pasi në 15 prill të këtij viti, në lagjen “Karbunarë e Madhe” kishte tentuar të vriste me thikë 3 shtetas.
Njoftimi i plotë:
Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje" të mbetur në tentativë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
•Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen "Karbunarë e Madhe" për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.