Policia e Lushnjes ka vënë në pranga 38-vjeçarin Niti Paço,banues në lagjen ‘’Kadri Qystri’’ pasi ka kryer vjedhjen e një banese. I arrestuari kishte precedentë të mëparshëm pasi rezulton se ka qenë i dënuar me 3,5 vite burg për veprën penale të vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54 me një krehër me 4 fishekë, një armë gjahu çifte pa leje, një jelek antiplumb, tre laptopë, dy kamera dore, një aparat fotografik dhe një aparat celular iPhone.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com