LUSHNJE - Kërkohej nga drejtësia italiane për vrasje, arrestohet në Lushnje, Ardian Allkanjari 43 vjeç.
Burime nga Policia e Fierit, kanë bërë të ditur se, Allkanjari është vënë në pranga gjatë orëve të natës së djeshme, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
43-vjeçari Ardian Allkanjari, ishte dënuar me 9 vite e 11 muaj burg nga Gjykata e Milanos në Itali. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “vrasjes në rrethana rënduese” dhe “armëmbatje pa leje”.
Allkanjari ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ndërsa do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë edhe dënimin e marrë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com