Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lushnjës.
Bëhet me dije se një automjet tip Ford, e drejtuar nga një 40-vjeçare, ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar disa dëme.
Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.
Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.
Komente









