Një konflikt familjarë, i cili mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike është parandaluar dje nga policia në Lushnje.

Dervish Mezini, 74 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, u arrestua pasi pas një konflikti me të birin,  45 vjeçarin me inicialet A.M, e kanosi atë me thikë.

Sipas policisë, mbrëmjen e kaluara ata kanë marrë një telefonatë se në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, ka një konflikt në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnje
Policia parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes.
Ushtroi dhunë fizike e psikologjike si edhe kanosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Gjithashtu sekuestrohet dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Më datën 06.08.2017, gjatë natës, njoftohemi se në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, ka një konflikt në familje.
Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Dervish Mezini, 74 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Karbunarë e Madhe" në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë), djalin e tij, shtetasin A.M, 45 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 278 të Kodit Penal.

pistoleta lushnje
 
Pistoleta e sekuestruar nga policia

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com