Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog.
Para Kryeministrisë është vendosur sërish sofra e gurtë, mbi të cilën ka disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.
Njësoj si 2 ditët e fundit, në bulevard ndodhet vetëm sofra e gurtë, pa karriget që vendoseshin më parë rrotull saj, pasi protestuesit për disa ditë me radhë i thyenë e dogjën ato.
Ftesa e sotme e Ramës për dialog vjen pasi protesta gjatë dy ditëve të fundit është zbehur dhe ka pësuar një ulje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve.
Dje në bulevard ishin vetëm një grusht njerëzish, të cilët tentuan të kryenin akte dhune, duke i vënë flakën një peme dhe duke djegur më herët kartonë te Ministria e Arsimit.
Shefi i Qeverisë prezantoi pak ditë më parë paketën e masave anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve dhe gjobave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për ata që marrin pjesë në tubime të dhunshme.









Komente
Komento