Lushnje, Basha fton fermerët
në protestë kundër qeverisë

Lushnje, Basha fton fermerët<br />në protestë kundër qeverisë
Nga Grabiani i Lushnjes ku zhvilloi një takim me fermerët, kryetari i PD, Lulzim Basha i ftoi për të protestuar kundër qeverisë Rama në 18 shkurt.
 
Basha u shpreh se qëllimi i PD janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri që garanton shërbimin ndaj njerezve.
 
18 Shkurti është dita kur ngrihemi bashkë në Tiranë për të marrë një vendim të madh; zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri që garanton shërbimin ndaj jush.
 
Një qeveri që nuk i braktis qytetarët por ju shërben atyre. Beteja është të largojmë këtë kastë të korruptuar që ka kapur për fyti Shqipërinë dhe pas 25 viteve ti japim më në fund Shqipërisë një qeverisje të qytetarëve, një qeverisje që arrin ta mbështesë fermerin, me investime, me hapësirë dhe liri në treg.
 
Sot nuk ka liri fermeri të tregtojë atë që prodhon. Nuk ka liri sepse shteti është kthyer në xhandar, në gjobitës, në zhvatës.
 
Populli ngrihet, ne ngrihemi, bashkë do ngrihemi me 18 Shkurt. Ju jap fjalën që nuk do tërhiqemi derisa të diktojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme
”, tha Basha.  ​
 
Ndërsa banorët, sipas zyrës së shtypit të PD, që shpërndau materialet, u ankuan te lideri i opozitës për shumë probleme që i shqetësojnë.
 
Vjet vajti uji 1 metër në shtëpinë time në Çermë. Na tha që do u dëmshpërblej por na dha veç një batanije dhe 4 kile makarona”, u shpreh një fermer.
 
Kam votuar gjithnjë PS-në dhe kjo është hera e parë që do votoj PD-në. Kanë 4 vjet që më kanë hequr pensionin. Unë jam invalid dhe nuk punoj dot”, tha një tjetër banor i zonës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate