LUSHNJE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Lushnjës në një takim me qytetarët e kësaj zone. Qëllimi i këtij takimi ka qenë njohja me problemet që komuniteti lushnjar. Biseda është zhvilluar në formën e bashkëbisedimi, ku qytetarët kanë treguar për kushtet e vështira të jetesës që po kalojnë.
Në këtë bashkëbisedim, Basha është shprehur se “nuk mund të durohet më pushteti policor që ka vendosur Rama, ku taksat dhe çmimi i energjisë elektrike janë rritur për shtresat në nevojë”.
Vetë qytetarët që e shoqëronin kreun e opozitës kanë kërkuar protesta, ndërsa Basha është shprehur që në bazë të ankesave të tyre do të ngrihet dhe strategjia e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO