Lushnje, Basha: Të hetohet prishja
e ndërtimeve! Banorët: Protesta!

Lushnje, Basha: Të hetohet prishja<br />e ndërtimeve! Banorët: Protesta!
LUSHNJE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë turit të tij nëpër rrethet e vendit, është takuar sot me qytetarë të Lushnjes ku ka diskutuar mbi situatën ekonomike. Në takimet që ka pasur me qytetarët zoti Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim.

Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi,  të ndërtuara në pronë të tyre,  siç shprehen banorët, askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen.

“Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dime se kush ka ardhur”, shprehet një banor.

Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?

“Asnje njoftim hic fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c’të ndertoj i thashë, ti ma prishe”.

Basha, pasi dëgjoi qytetarët shprehet se të gjitha rastet do të verifikohen, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë, që të hetojë prishjen e këtyre ndërtimeve

“Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur proçesin ligjor. Unë i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve” shprehet Basha

basha

Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike, i është bërë e ditur zotit Basha nga qytetarët e Lushnjes. Papunesia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjes, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qënë disa prej shqetësimeve të shprehura, të cilët i kanë kërkuar kreut të opozitës, që t’i udhëheqë nëpër protesta kundër qeverisë.

basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia