Lushnje, biznesi kundërshton
parkimin me lekë: Na ikën klientët

Lushnje, biznesi kundërshton<br />parkimin me lekë: Na ikën klientët
LUSHNJE - Biznesmenët e Lushnjes kanë bërë një apel sot për parkimet me pagesë, që kanë disa muaj që aplikohen në rrugët kryesore të qytetit të LUshnjes.  

Ata shprehen se kanë përgjysmim të punës kësisoj dhe të të ardhurave të tyre për shkak se me vendim të Këshillit Bashkiak, parkimi është dhënë me koncesion dhe aplikohet në shumicën e rrugëve të qytetit.

Kështu, drejtuesit e automjeteve nuk preferojnë të qëndrojnë dhe të paguajnë tarifën e parkimit dhe kjo ka qënë dhe arsyeja pse bizneset janë drejt falimentimit.
 
Këshilli bashkiak i Lushnjes vendosi disa muaj më parë që shumica e rrugëve në qendër por edhe në periferi, t’i jepej me koncesion një firme private, por bizneset kërkojnë që një gjë e tillë të rishikohet nga kryetari i bashkisë, Fatos Tushe.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)