VIDEO/Lushnje, çifti po shpërndante bukë, digjet mjeti me ngarkesën

LUSHNJE- Një mjet transporti tip furgon është djegur paraditen e sotme në rrugën rurale Lushnje- Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Furgoni i drejtuar nga Andrea Pepa  dhe me bashkëudhetare gruan e tij, është djegur totalisht sapo ka dalë nga fshati Kasht-Bardhë ne drejtim të Fier-Sheganit.

Çifti kanë shpëtuar për mrekulli, ndërsa drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tym nga kroskoti, ka ndalur mjetin që ishte përfshirë nga flakët. Nga ngarkesa e bukëve qe kishin në mjet, nuk ka mbetur asgjë sepse zjarri ka përfshire komplet mjetin.

Mësohet se çifti kanë një biznes të prodhimit të bukës dhe e shpërndanin vetë nëpër fshatrat e zonës së Lushnjes. Pasi kanë njoftuar zjarrfiksen, këta të fundit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, por nuk ka shpëtuar asgjë, pasi edhe mjeti edhe ngarkesa janë dëmtuar totalisht.

Sipas zjarrfikesëve dhe policisë në vendngjarje, shkak ka qenë një problem në rrjetin elektrik të furgonit dhe me pas zjarri ka djegur gjithçka. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet