Mungesa e tregut dhe prodhimi i shumtë ka bërë që çmimi i agrumeve të jetë nën kosto. Fermerët e zonës së Lushnjes ankohen së prodhimet e tyre po u shkojnë dëm, pasi nuk ka se ku t'i tregtojnë.
Ata shprehen se dalin në anë të rrugës për të tregtuar portokalle, mandarinë e limonë pasi nuk kanë mundësi të tjera për t'i shitur ato. Në aksin rrugor Lushnje- Berat, në të dyja anët e rrugës janë të shumtë fermerët që tregtojnë agrume, ndërsa çmimi i tyre varion nga 20 lekë për mandarinat, 30 lekë për portokallet dhe 35 lekë për limonin.
"Deri në orën 16:00-17:00 rrimë pa punë, pa gjë, mandej shesim cfarë të shesim", shprehet një fermer.
Fermerët thonë se me çmimin që kanë arritur nuk kanë mundësi t'i dërgojnë në treg, pasi vetëm për të hyrë në treg duhet të paguash 500 lekë, pa llogaritur pagesën e peshorës etj.
"Ne këtu rrimë nga ora 08:00 e mëngjesit e deri kur errësohet, që s'ka më lëvizje. Se po të vemë në treg, tregu ka kosto. Do hysh tek porta do paguash 500 lekëshin, do peshorja 500 lekë. Do vesh edhe tek klubi, do harxhosh 300-400 lekë, ja iku dita e punës komplet. Të verë dorë shteti, se ne nuk kemi përse të rrimë rrugëve. As vende nuk ka, burim aksidenti është", shprehet një tjetër fermer.
Vitet e fundit në ultësirën e Myzeqesë janë shtuar hapësirat e mbjella me agrume, por mungesa e përpunimit të tyre në vend, por edhe konkurenca e importit ka bërë që një pjesë e mirë e tyre të përfundojnë në plehra. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi me të mbjellat e tyre nuk po arrijnë të mbulojnë as koston e shpenzimeve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor, 16:37
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor, 18:09