Lushnje/ Digjen mbetjet në lagjen '28 Tetori', e gjitha zona e mbuluar nga tymi

LUSHNJE-Prej mesditës së sotme vijojnë të digjen mbetjet në afërsi të autostradës në 'lagjen 28 tetori' në Lushnje.

Situata e denoncuar disa herë vjen për faktin se kjo vendndodhje është e miratuar për depozitim mbetjesh inerte.

Djegiet e mbeturinave bimore në Lushnje digjen dhe përhapin tym që mbulon gjithë lagjen 18 tetori. 

Zjarrfikësit kanë ardhur për të bërë të mundur shuarjen që prej mesditës së sotme dhe ende nuk mundin të shuajnë zjarrin, i cili sipas Shkëlqim Klogjerit përgjegjës i zjarrfikësve mund të vijojë edhe disa orë.

‘Ne morëm informacion nga shefi i shërbimit zjarfikës që po shqetësohej qyteti nga tymi dhe erdhëm. Problemi është në autostradë sepse pengon qarkullimin e makinave, në të njëtën kohë është edhe tensioni i lartë që mund të krijojë probleme. Ky zjarr mund të vazhdojë edhe për 4 ose 5 orë të tjera’, tha ai.

Situata përsëritet në mënyrë konstante, pasi djegia e mbeturinave i mundëson ndërmarrjeve të bashkisë të sjellin të tjera dhe të mos i çojnë në incenerator. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën!

SHBA, Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën!