Lushnje- I dyshuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares/ 39-vjeçarit i sekuestrohen 70 mijë € dhe makina 100 mijë euroshe

LUSHNJE- Një ditë pas ekzekutimit të Besnik Hidës, dajës së Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, policia ka sekuestruar pasurinë të dyshuarit kryesor për vrasjen e këtij të fundit, Julian Sulo.

Nga një kontroll i bërë ditën e sotme, në banesën e Julian Sulos, u gjetën 70 mijë euro dhe një makinë që kapte shifrën e 100 mijë eurove. Ndërkohë, mësohet se kanë vijuar hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij dhe personave të lidhur me të. 

Julian Sulo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. 

Ky kontroll ka ardhur një ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, duke pirë kafe në një lokal në Lushnje. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Referuar deklaratës së gazetarit investigativ të Report Tv, pas ngjarjes së djeshme, fshihen e njëjta dorë vrasësish që për 3 vite me radhë mban në terror qytetin e Lushnjes."Një grup i strukturuar kriminal me lidhje shumë të forta që mban nën kontroll me dorë të hekurt qytetin agro-bujqësor më të rëndësishëm në vend", tha ai.

Monedhat Euro e sekuestruara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Kush është 'Juli Pashakos' që iu sekuestruan 70 mijë euro në banesë... biznesmeni me makinë të blinduar dhe konfliktet me bandën e Aldo Bares

Julian Sulo, të cilit policia i ka sekuestruar sot 70 mijë euro dhe makinën prej 100 mijë euro nuk është një emër i panjohur për policinë. Julian Sulo i njohur dhe si Juli Pashakos është një emër i njohur për policinë e shtetit, pasi ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim. Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën