Rivalët e Bares i vranë nipin 2 vite më parë! Ekzekutohet me kallashnikov duke pirë kafe tregtari i makinave në Lushnje

LUSHNJE -  Vritet në një atentat mafioz, Besmir Hida 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, teksa ishte duke pirë kafe i vetëm mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjes. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, thotë se pas ngjarjes së sotme, fshihen e njëjta dorë vrasësish që për 3 vite me radhë mban në terror qytetin e Lushnjes."Një grup i strukturuar kriminal me lidhje shumë të forta që mban nën kontroll me dorë të hekurt qytetin agro-bujqësor më të rëndësishëm në vend", thotë gazetari. Mësohet se vrasësit me maska përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur  nje cifft mbrëmjen e së martës tek Casa Italia.

Sipas Artan Hoxhës, e gjitha ndodh për shkak të përplasjeve mes Aldo Bares dhe rivalëve të tij. Autorët në kërkim, që sipas Hoxhës fshihen edhe pas atentatit të sotëm, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili qëndrojnë të qetë në Lushnje, edhe pse janë në kërkim, pasi kanë garanci se nuk do të kapen. Ky zinxhir vrasjes, sipas Artan Hoxhës vjen për faktin se nipi i viktimës së sotme, ishte shok me nipin e Aldo Bares dhe se Besmir Hida ishte një qytetar i thjeshtë i Lushnjes, pa implikime në veprimtari të paligjshme.

Viktima Besnik Hida

Sipas gazetarit, Hoxha, Besmir Hidës, i cili vijonte të kërkonte drejtësi për vrasjen e nipit të tij, para se ta ekzekutonin këtë 1 tetor, i kanë vendosur eksploziv në banesë që të largohej bashkë me familjen  jashtë vendit. Artan Hoxha tregon se rreth gjysmë ore para se të ekzekutohej Besmir Hida ishte në kafe me Fatos Latifin, babain e të vrarit në 2017-ën, Zamir Latifi, i cili më tej është larguar. Këtë moment kanë shfrytëzuar autorët, të cilët të maskuar, kanë zbritur nga një automjet janë ngjitur në katin e dytë të lokalit, dhe e kanë ekzekutuar 40-vjeçarin me kallashnikov. Pas atentatit, autorët janë larguar me një automjet tip "Seat" që u gjet u djegur në dalje të lagjes "18 Tetori". Mësohet se makina ishte vjedhur mbrëmjen e së martës në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Sipas Artan Hoxhës, pas kësaj ngjarje dyshohet të fshihen Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, dy persona që vijojnë të jenë në kërkim policor, dhe që këto vite në arrati, kanë bërë një sërë vrasjesh. Në 2017-ën ishin ata autorë të vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin dy të rinjtë. E njëjta skemë: Edhe aty u qëllua me breshëri plumbash teksa viktimat konsumonin kafe. Gazetari Artan Hoxha, siç ka raportuar edhe në kohën kur ndodhi atentati i dyfishtë, tha se Latifi dhe Hoxha u vranë aksidentalisht, pasi shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ai është tentuar të vritet më 25 shtator 2016, ngjarje për të cilën ka qenë në kërkim Laert Haxhiu, i dënuar me 24 vite burg në mungesë.

Laert Haxhiu

Besmir Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.  Policia njofton se për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, ndërsa një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t'i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Veranda e lokalit dhe viktima Besmir Hida pasi u qëllua

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Makina e vrasjes në Lushnje iu grabit çiftit që po bënte seks në Tiranë

1569927845_makinaedjegur.jpg

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Besmir Hidës që tronditi sot Lushnjën. Mësohet se vrasësit me maska përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur mbrëmjen e së martës tek Casa Italia, një çifti të dashuruarish të cilët ishin duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë. Autorët që sot ekzekutuan për vdekje Besmir Hidën i morën me dhunë makinën çiftit duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

Pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar. Ai është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.
Ata u larguan në drejtim të Elbasanit, ku në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar

Pas vrasjes makina u gjet e djegur në lagjen 18 Tetori, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Ora 10:24
Artan Hoxha: Besmir Hida u vra nga e njëjta dorë që terrorizon prej tre vitesh Lushnjen! Ja çfarë më rrëfeu kur e takova

Gazetari i Report Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida. Artan Hoxha shkruan se ngjarja ka për autorë të njëtët vrasës që mbajnë nën terror qytetin prej 3 vitesh. Ai tregon se është takuar disa herë me viktimën, i cili i kishte shprehur se kërkonte drejtësi për Zamir Latifin, nipin e tij i cili u vra dy vite më parë nga rivalët e bandës së Aldo Bares.

"E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes....
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes...
Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.
Besmiri besoii te drejtesia dhe ky shtetit dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend",
shkruan Artan Hoxha.

Ora 10:20
E ekzekutua sot me kallashnikov, si i shpëtoi tregtari i makinave atentatit me eksploziv tre vite më parë

1569911281_vrasjelushnje1.jpg

Tre vite më parë Besmir Hida i cili u ekzekutua me kallashnikov ditën e sotme në Lushnje, i kishte shpëtuar një atenati me eksploziv në automjetin e tij. Tritoli ishte vënë në makinën që Hida kishte parkuar jashtë banesës, por nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Pjesa e ekspolizivit ishte vendosur në motorrin e automjetit ndërkohë që shpëthimi ndodhi në momentin kur familjarët e tij ishin në gjumë.

Ora 10:19
Gjendet e djegur makina e autorëve që ekzekutuan Besmir Hidën, brenda saj dy kallashnikovë dhe një pistoletë (VIDEO)

Gjendet makina e djegur autorëve që ekzekutuan Besimir Hidën mëngjesin e sotëm në Lushnje. Makina është gjetur e djegur në një zonë periferike të Lushnjes në lagjen 18 Tetori. Në sendiljen e pasme të makinës tip Seat është gjetur një pistoletë dhe dy kallashnikovë.

Ora 10:10
Ekzekutimi i tregtarit të makinave në Lushnje/ Si iu vra nipi dy vite më parë nga rivalët e Aldo Bares (VIDEO)

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes ku mbeti i vrarë Besmir Hida ka lidhje me një vrasje të ndodhur 2 vite më parë. Hida është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë. Nga ngjarja e dy viteve më parë, mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. 

Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 01/10/2019 16:55

    Aldua barja ka torturuare njerez ne divjake bashke me banden e tije I kam degjuar vete qemoti keto DO je ne pasojate I rrembenin vajzat e qytetit tone e sdiet cesht ber me to

    Përgjigju
  • Loran shehu: 01/10/2019 11:15

    Zgjepsat e aldo bares kan perdhunuar e vrar te pafajshem dhe sesht cudi qe te vriten tani si lepuj neper lushje se kan ber shum te kqija ne ate qytet dhe kurr nuk do merret dot vesh se kush i vret se kta plera skan len vajz pa shit e perdhunuar kshu qe dhe haqet qe kan per te lar jan te shumt

    Përgjigju
    • Fieri: 01/10/2019 12:08

      Ti loran shehu flet dhe me emer qenke trim moterqir ti se dhe camet kshu i perfole ti po ri qet ti cke

  • A ka polici ketu ?: 01/10/2019 10:26

    Laert Haxhia i denuar me 24 vjet , vrau dhe dy veta tjer , edhe vrasjen e sotme ai do ta ket ba ! E gjith keto koh nuk arritet me e kap ?? Turp se Po e leni te marri jet te pafajshme cdo dit . Aq esht lushnja e shqiperia si nuk e kapet dot ate njeri te poshter

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/10/2019 09:02

    Ikona e pergjithshme flet vetë . Flet per nje vend si Afganistani. Mure ndertesash të kalbura. Tela varur si merimanga. Rrugicat copë e baltë. Sehirxhinjtë mbledhur. Akoma dhe ngjyra e makines se urgjences e bardhë e shpelarë. Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
    • Tani: 01/10/2019 17:51

      Absolutisht e vertete. Eshte e dhimbshme e frikshme veri cfare emri te doni. Policia ne krye e keta bandite ordinere qe i kryejne vrasjet diten per diell. Komisariati lushnje duhet shkrire duke mare pandehur nga kryesori deri te punonjsi i thjeshte i rendit. Ka tre vjet vrasje pas vrasje nga disa halabake ordinere vetem nen mbrojtjen e policise lokale. O Llesh o Llesh cfare po ben o apatik i krimit te organizuar. Cfare ben o burre me thinja, o drejtor pergj policise a ske pak cipe ne faqe, je bere si bandit duke u zhgryer ne parate e krimit. A keni familje a keni femije per te rritur ne kete vend, a kwni pergjegjshmeri pwr detyren qe keni. U tmerruan njerezit nga jugu ne veri, vrasje, trafik, droge pisllek, hajduteri ku te veje me keq se kaq. Apo pergjigjen e keni thjeshte pune e madhe per njerzit e ndershem e punetore, banditet habe kokat e tyre.

    • andi: 01/10/2019 17:12

      ketu ka dor polica lusnjes ata jan krimilea

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit