Lushnjë, ezaurohet toka në varrezën publike! Parcela e re kundërshtohet nga banorët

Në qytetin me 60 mijë banorë të Lushnjës nuk ka më tokë për parcela të reja në varrezën publike. Në këto kushte, këshilli bashkiak ka miratuar hapjen e një parcelë pranë varrezës së vjetër në periferi të qytetit.  Ky vendim kundërshtohet fort nga banorët e vendosur aty pas viteve ’90, pasi varret do t’u shkojnë fare pranë shtëpive. Këtë të mërkurë, një përfaqësi e banorëve takuan kryebashkiaken Eriselda Sefa.

“Ne erdhëm për shkak të një vendimi që këshilli bashkiak kishte kaluar me datë 26 të muajit janar me lidhje me zgjerimin e varrezave publike. Vendimi prek 64 familje. Cenon situatën higjieno-sanitare. Shëndetin e të gjithë banorëve. Rëndon situatën sociale. Fëmijët e rritur në atë ambient. Bëhet e pabanueshme. Sjell edhe zhvlerësimin e banesave tona në atë lagje. Kryetarja na ka premtuar se nuk do të ketë zgjerim”, tha një banor.

Pavarësisht premtimit që kanë marrë nga kryebashkiakja, banorët shprehen mosbesues pasi prej vitesh administrata vendore nuk ka gjetur një zgjidhje afatgjatë për varrezat publike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prifti: 15/02/2023 20:00

    bota i djeg te vdekurit,gjermani-amerike,,etj,,disa i varros por kushton shume,,kurse djegja eshte me e lire....tek ne nuk e kemi kulturen e djegjes.....po behet priblem varrimi tek ne,sepse nuk keni shume toke,,duhet marre ndoshta shembulli i italise qe ben varreza familjare me kate....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja