Lushnje/Drama e familjes Dervishi, i presin dritat, vajza e sëmurë me astmë apelon për ndihmë

Skamja është ulur këmbëkryq në familjen Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes. Familja katër anëtarëshe jeton në një grehinë që ata e quajnë shtëpi. Por pamjet tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është kjo banesë. 

Përveç varfërisë që e ka pllakosur këtë familje, vajza 7-vjeçare, Stela vuan prej vitesh nga një sëmundje kronike të rrugëvë të frymëmarrjes. Për të pasur një jetë normale, të voglës së shtëpisë i duhet që disa herë në ditë të vendosë një pompë për mirëfunksionimin e organizmit, gjë e cila prej disa ditësh i mungon.

Kjo, për shkak të mungesës së energjisë elektrike ,e cila i është ndërprerë 10 ditë më parë, pasi familja Dervishi nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar dritat .7-vjeçarja është e sëmurë, ndërsa mungesa e energjisë në strehën ku jeton ia ka vështirësuar më tepër gjendjen e saj shëndetësore.

Unë nuk marr dot frymë pa vënë pompën, ne duam një shtëpi të fusim kokën.

7-vjeçarja, Stela Dervishi 

Vëllai i Stelës, dy vjet më i madh është i shqetësuar për motrën e tij, por për moshën që ka, e ka të pamundur ta ndihmojë.

Motra është me astmë dhe duhet ta vejë pompën përditë. Por nuk ka drita, na i kishin prerë kur unë me mamin vajtëm të mbushim ujë.

9- vjeçari, Qani Dervishi 

E zonja e shtëpisë, Tefta shprehet se nga varfëria e kanë të pamundur ti paguajnë dritat, ndërsa sëmundja e vajzës e bën edhe më të pamundur që ata ti paguajnë këto detyrime.

Kam gocën sëmurë , me astmë, dhe kemi 1 javë pa drita sepse kam 10 muaj pa paguar dritat, nuk kam mundësi ti paguaj. Ndaj iu bëj thirrje të gjithëve kush ka mundësi të më ndihmojë. 

E zonja e shtëpisë, Tefta Dervishi

E ëma e dy fëmijëve bën apel për ndihmë, të paktën t'i mundesohet një llampë elektrike për natën dhe një prizë për aparatin e vajzës, që asaj t’i lehtësohet sëmundja dhe të jetojë normalisht. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Drama e familjes në Lushnje, reagon OSHEE: Energjia u lidh brenda 24 orëve

Pas kronikës së transmetuar në Report Tv për vajzën 7-vjeçe nga Lushnja ka reaguar OSHEE, që deklaron se familja Dervishi ka debi prej vitit 2010, ndërsa të hënën iu ndërpre energjia, por pasi u njoh me rastin brenda 24 orëve iu lidh.

REAGIMI I PLOTE I OSHEE
Familja ka kontrate me OSHEE me nr. 49339, ne emer te Shahe Dervishi.

Te dhenat ne sistem tregojne se prej vitit 2010, abonenti ka krijuar debi ndaj OSHEE, edhe pse vlera mesatare e konsumit mujor eshte 1 mije leke.

Te henen, date 20 gusht, pasdite i eshte prere energjia elektrike, por me tu njohur me rastin, kur nuk kishin kaluar me shume se 24 ore, familjes iu lidh energjia elektrike.

Sqarojme se familja Dervishi ka qene ne fokus te mbeshtetjes nga ana e OSHEE Lushnje, por cdo problematike te mundshme dhe do te vijoje te ndihmohet, sikurse OSHEE ka bere me mbi 70 mije familjet, te cilet kane pranuar te lidhin aktmarreveshje te perfitimit social permes paketave lehtesuese te pageses se faturave!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentusi: 22/08/2018 20:40

    Ku ēshtē qeveri ku ēsht politika,aha ato politikan qe kemi jan prezent vetem per fushata elektorale vetēm per premtime . Fondet publike nuk mjafojn per Meten bashk me ate... vet,nuk mjaftoj per Ramen per Berish e bashē qē bejn sikur zihen diten e ndajn tendera e parat publike naten.i bej thirrje popullit shqiptare te ndihmoj kētē familje me mundēsit qē kan falemidert.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja