LUSHNJE - Një bombol gazi e harruar hapur në një agjenci shërbimesh funerale për pak është kthyer në tagjedi në një fshatin Dushk të Lushnjes. Si pasojë e një shkëndije elektrike, me gazin e shpërndarë në ambient, agjencia funerale shpërtheu në flakë duke lënë të plagosur një çift të moshuarish, të cilët punonin në shërbimin funeral. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se agjencia funerale ndodhet në katin e parë të një pallati, por dëmet materiale janë shkaktuar vetëm brenda agjencisë.
Të plagosur mbetën çifti i bashkëshortëve, Iljaz Kojku 70 vjeç dhe Esma Kojku, për të cilët nga bluzat e bardha raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bënë me dije se Esma Kojku ka pësuar djegie në duar, ndërsa bashkëshorti i saj ka djegie më të rënda në trup.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Durrës/Rrjedh bombola, gazi shpërthen në flakë dhe dëmton gruan 83-vjeçare
Pas ngjarjes së rëndë në Lushnje edhe në qytetin e Durrësit, ka shpërthyer në flakë gazi i rrjedhur nga një bombol. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20 në një banesë në lagjen nr.14 në të qytetit bregdetar. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e plagosur S.S, 83-vjeç e cila është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që po punojnë për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të kësaj ngjarje.
Ah Lyshnje Lyshnje fshate
PërgjigjuBombola e gazit brenda ne shtepi qofte dhe te kolauduara eshte si mine me sahat
Përgjigju