LUSHNJE – Katër kushërinj janë vënë në pranga pasi duke kërcënuar me jetë e më pas dhunuar, mbajtën përreth dy orë në makinën e tyre një 20-vjeçar, me dyshimin se prej ditësh ngacmonte kushërirën 12-vjeçare të tyre.
Arrestimi në flagrancë u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Fierza”, ku u vunë në pranga Erblin Ibrahimi 26 vjeç, Fatos Ibrahimi 27 vjeç, Reli Ibrahimi 25 vjeç dhe Blerim Ibrahjimi 27vjeç, banues të Fierzë të Elbasanit.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kushërinjtë kanë marrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës, në lagjen “Kongesi i Lushnjes” 20-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në automjetin e tyre tip Tuareg me targa AA595GB duke e kërcënuar për jetën dhe më pas e kanë braktisur në fshatin Karbunar e Vogël, Lushnje. Sipas policisë, gjatë kohës që është mbajtur peng i riu është dhunuar nga kushërinjtë.
Gjithashtu është ndaluar edhe vetë 20-vjeçari pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar kushërirën 12-vjeçare të autorëve, e cila është banuese në Lushnje. Sipas policisë, dyshohet se prej disa ditësh, A.Halimi ka përndjekur, sharë dhe ofenduar në mënyrë të përsëritur 12-vjeçaren.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com