Tronditet Divjaka/ Nipi dhunon fizikisht gjyshen 89-vjeçare! Djali i të moshuarës: Edhe e ka përdhunuar! E motra: E kishte rritur vetë, si mund t'ia bënte

DIVJAKË- Një krim horror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabian të Divjakës. Report Tv sjell pamje tw banesës së të moshuarës 89 vjeçares H.K e cila është dhunuar fizikisht nga nipi i saj 36-vjecari Saimir Meçani.

Ai është arrestuar dhe ndodhet në polici, ndërsa motra dhe djali i të moshuarës denoncojnë se jo vetëm e ka dhunuar 89-vjeçaren, por edhe e ka përdhunuar. Ky version konfirmohet edhe nga fqinji i të moshuarës e cila thotë se Meçani sillej keq me të.

Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e Grabian dhe policinë e cila ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 36 vjeçari ka qenë i droguar teksa ka dhunuar gjyshen.

Para hetuesve, ai ka pranuar se ka dhunuar gjyshen e tij ndërsa ka mohuar ta ketë përdhunuar. Për rastin pritet edhe përgjigja e mjekësisë ligjore, ndërsa 36-vjeçari rrezikon dënim minimumi 7 vite burg.

"Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Dhuna ndaj 89-vjeçares në Divjakë, flet djali: Nëna më tregoi se si nipi e kishte rrahur me grushte e më pas e përdhunoi

 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Divjakë ku u dhunua një 89-vjeçare nga nipi i saj, ka folur djali i të moshuarës, Ismet Meçani. Ai thotë se djalin e ka nga martesa e parë. Në momentin që kanë konstatuar shenja dhune në trup, Meçani thotë se ka qenë e moshuara e cila i ka treguar se është dhunuar me grushte dhe më pas është përdhunuar nga i riu.

“Ky është djali im me martesën e parë. Nëna po bën serumin tani. Më ka treguar se çfarë ndodhi. Më ka rrahur me grushte, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka përdhunuar tha nëna. Tani çështja është në dorë të shtetit” – tha Meçani.

Ora 14:50
Ngjarja e rëndë në Divjakë/ E motra e të moshuarës: Nipi ka bërë me të ç'ka dashur! Fqinja: Është dobiç

 

Motra e të moshuarës, e cila u dhunua mizorisht nga nipi i saj, ka treguar për mikrofonin e Report Tv se ai e ka përdhunuar, jo vetëm e ka rrahur dhe e ka lënë të zhveshur.

Ndërkohë, fqinja e përshkruan të nipin si një djalë me sjellje jo të mirë.

"Ka ikur në Fier, ky e la plakën dhe iku, një të rrahur atë, plakën, dhe e hodhi nga porta dhe e iku, e kanë gjetur në rrugë a nuk e di ku e kanë gjetur, dhe e morën dhe e çuan. Ishte dobiç, nuk silleshe mirë".

"Ai kishte rrahur, dhe i kishte bërë lloj-lloj, nuk po e them, e ke parasysh vetë. Ajo është 90-vjeçe grua dhe ky djali nuk është sjellë mirë, si do të jetë djali, e ka rritur ajo mo biri i nisën, pse t'ia bëj kështu. E ka përdhunuar, e kishte zhveshur lakuriq fare dhe ka bërë ça ka dashur, e ka bërë në fytyrë sa nuk e shikon dot, është shtruar në spital. Unë e kam motër", rrëfehen ato.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 03/02/2021 03:15

    Eshte jevg ,;pune jevgjish,,dhe dobic--ne jug,,ne pjesen tjeter te shqiperise quhet kopil--d.m.th.me baba tjeter...

    Përgjigju
  • Iris: 01/02/2021 00:40

    Pse nuk ia nxirrni foton ketij krimineli?

    Përgjigju
  • Eli: 31/01/2021 22:20

    O zot.tmerr ca do me degjojne veshet , mu drodhe trupi kur lexova kete shkrim .o zot ca kafsherie paskemi qene ne shqiptaret .njeri i semur

    Përgjigju
  • korcari: 31/01/2021 12:45

    digjeni te gjallle kete bastard perveloeni me acid turp i gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar