Ish anëtari i bandës së aldo Bares, Arjan Alico i dënuar më parë për vrasje arrestohet sërish me akuzën e tentativës së vrasjes dhe plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.

Ai është i akuzuar për një krim të ndodhur pasditën e djeshme në qytetin e Lushnjes ku pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe bashëkpunëtori i Alicos XH.A 24 vjec, ndërsa dyshohet se shkak i konfliktit të ketë qenë një motiv banal në lidhje me ndeshjen që ata ishin duke parë në një pikë bastesh në qytetin e Lushnjes.

Sula aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë ndërsa Alico pritet që këtë të hënë të dala para gjykatës për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tij.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com