Lushnje, korrën grurin dhe i vunë zjarrin tokës, flakët rrezikonin banesat e bizneset rrotull, vihen nën kontroll nga 3 zjarrfikëse
Një zjarr ka rënë në tokat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Zjarri ka rënë tokat e punuara me grurë, që ishin korrur 10 ditë më parë.
Një zjarr ka rënë në tokat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, i cili dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia. Toka ku ka rënë zjarri ka qenë e punuar me grurë, që ishin korrur 10 ditë më parë dje mendohet se kanë qenë banorët që i kanë vënë flakën mbeturinave aty, por që për shkaka të erës zjarri ka dalë nga kontrolli duke marrë e gjithë fusha.
Zjarri në këtë zonë ishte me rrezik të madh pasi nëse do të kishte dalë nga kontrolli në të dyja anët e tokës ka banesa dhe biznese që mund të rrezikoheshin. Fatmirësisht zjarri është shuar, por u desh ndërhyrja e 2 zjarrfikëseve nga Lushnja dhe një nga Divjaka për të vënë flakët nën kontroll.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë vënë zjarrin.
Zjarri në Lushnje, kreu i zjarrfikëses: Ndodhin nga pakujdesia, banorët të tregohen të kujdesshëm
Zjarri i rënë në fushat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje ka ndodhur nga pakujdesia e banorëve. Shefi zjarrfikëses së Lushnjës, Fatmir Bozi tha për mediat se fatkeqësisht shkaku më i madh i zjarreve të rëna në këtë periudhë ndodhë për shkak të pakujdesisë së banorëve që djegin mbeturinat, apo bimësinë rreth kanaleve për t’i pastruar apo për të hapur toka të reja për të punuar.
“Këto janë zjarre nga pakujdesia e njerëzve. Këto toka pothuajse digjen vit për vit dhe zona është e rrethuar dhe ky zjarr nuk është i rastësishëm. Zjarri vendoset për banorët për të hapur tokat e reja pasi janë zjarre që dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa dhe biznesit që janë rreth e rrotull”, tha Bozi.
Ai bëri apel qytetarëve të shmangin zjarret nga pakujdesia, ndërsa u bëri thirrje që dhe djegia e mbeturinave të mos bëhet në drekë kur temperaturat janë tepër të larta dhe të bëhen me zona të vogla që të jenë në kontroll dhe të kenë me vetë mjetet e shuarjes së flakëve për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Shumë zhurmë po
Punë zero .
Shikojnë ndo një hajdut
Pulash e ndo një plakë
Që shet ndonjë perime
Nuk ka gjykatë Shqiperia
Ka vetëm mafje e korrupsion
Po të kishte gjykatë .
Shqipëria .
Sali Berishën
T'a kishin djegur të gjallë
Para popullit e
Të ishte harruar .
Ilir Metën t'a kishin
Varur para popullit
Po nuk ka gjykatë
SHQIPERIA .
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.2%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8135
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Shumë zhurmë po Punë zero . Shikojnë ndo një hajdut Pulash e ndo një plakë Që shet ndonjë perime Nuk ka gjykatë Shqiperia Ka vetëm mafje e korrupsion Po të kishte gjykatë . Shqipëria . Sali Berishën T'a kishin djegur të gjallë Para popullit e Të ishte harruar . Ilir Metën t'a kishin Varur para popullit Po nuk ka gjykatë SHQIPERIA .
Përgjigju