Zjarri në Lushnje, kreu i zjarrfikëses: Ndodhin nga pakujdesia, banorët të tregohen të kujdesshëm

Zjarri i rënë në fushat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje ka ndodhur nga pakujdesia e banorëve. Shefi zjarrfikëses së Lushnjës, Fatmir Bozi tha për mediat se fatkeqësisht shkaku më i madh i zjarreve të rëna në këtë periudhë ndodhë për shkak të pakujdesisë së banorëve që djegin mbeturinat, apo bimësinë rreth kanaleve për t’i pastruar apo për të hapur toka të reja për të punuar.

“Këto janë zjarre nga pakujdesia e njerëzve. Këto toka pothuajse digjen vit për vit dhe zona është e rrethuar dhe ky zjarr nuk është i rastësishëm. Zjarri vendoset për banorët për të hapur tokat e reja pasi janë zjarre që dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa dhe biznesit që janë rreth e rrotull”, tha Bozi.

Ai bëri apel qytetarëve të shmangin zjarret nga pakujdesia, ndërsa u bëri thirrje që dhe djegia  e mbeturinave të mos bëhet në drekë kur temperaturat janë tepër të larta dhe të bëhen me zona të vogla që të jenë në kontroll dhe të kenë me vetë mjetet e shuarjes së flakëve për të shmangur përhapjen e zjarrit.


Lajmi kryesor:

Lushnje, korrën grurin dhe i vunë zjarrin tokës, flakët rrezikonin banesat e bizneset rrotull, vihen nën kontroll nga 3 zjarrfikëse


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës