Lushnje/ Lakrën dhe pjeprin e ha krimbi, fermerët: Nuk dimë më se çfarë të bëjmë (VIDEO)

LUSHNJE- Pas problemeve dhe humbjes financiare me shalqinin dhe pjepërin,  fermerët e Lushnjes  tashmë po përballen me humbje  edhe në kulturën e lakrës dhe lulelakrës.

Shkak kryesor, sipas fermerëve është dëmtimi i tyre nga “krimbi i zi”. Parcela të tëra të mbjella me lakër apo lulelakër tashmë nuk premtojnë asnjë kilogram për treg. Fermerët shprehen se i kanë spërkatur disa herë me preparate specifikë, por rezultati është zero duke bërë që mundi dhe investimi i tyre të shkoje dëm.

"Këtu kam tre dynym lakër të cilën e kam spërkatur të paktën 5 herë. E kam spërkat me një preparat, por asnjë efekt nuk bën. Nuk kam lënë farmaci bujqësore në Divjakë dhe në Lushnje pa marrë ilaçe.  Nuk më bëjnë as edhe një lloj efekti nuk di se çfarë të bëj. Kjo situatë nuk është vetëm në parcelën time. Tani me shalqinin dështuam, kemi dështua shumë, me pjeprin kemi dështuar të dështojmë edhe me lakrën. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë", tha Hafiz Spaho, feremer.

"Ne si fermerë kemi mbjellur lakër. Nuk jep rezultat fare. Po ta shikosh me sy ka vajtur zero. Kam bërë mbi 10 herë spërkatje, sërish kam marrë sot dhe nuk jep rezultat. Qeveria të vije të marre masa përndryshe fshatari mbaroi", u shpreh Naim Spaho, fermer

Dëmi qe ka shkaktuar krimbi është i konsiderueshëm, pavarësisht se ende nuk është bërë llogaritja në terren. Fermerët bëjnë thirrje që të merren masa  pasi bujqësia është e vetmja e ardhur për ta dhe familjet e tyre.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja