Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, në fshatin Kolonjë, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri M.R 28-vjeç banues në Berat.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25, ku Z.H 31-vjeç duke drejtuar automjetin Land Rover ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur vetë i dëmtuar rëndë ndërsa pasagjeri M.R nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë shoferi i makinës, Z.H si pasojë e plagëve është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.