Lushnjë/ Makina e dy turistëve polakë karambolohet me veturën 'Renault', 3 të plagosur! Shkak dyshohen shpejtësia dhe lagështira në rrugë

Lushnjë- Një aksident ka ndodhur sot (15 Shtator) në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë, pranë mbikalimit.

Një mjet tip “Volkswagen” i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë, kanë goditur nga pas një automjet top “Renault”.

Policia vendore bëri me dije se si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

“Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata dhe uniformat blu po kujdesen për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve”, thanë burimet.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera po sot; një në hyrjen jugore të Lushnjës dhe tjetri në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë