Një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar për vdekje nga një mjet i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, afër rotondos së Kolonjës.

Policia bën me dije se humbi jetën Kimet Hoxha ndërsa pronari i mjetit është larguar nga vendngjarja.

72-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur mjeti i paidentifikuar e ka goditur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com