LUSHNJE - Një aksident rrugor me pasojë përlasjen për vdekje të një kalimtari 43 vjeçar është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes ku automjeti tip furgon me targa AA446DD nën drejtimin e Olsion Hysa 44 vjeç ka përplasur për vdekje 43 vjeçarin Agim Duka nga fshati Alprenaj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Duka i ka prerë rrugën makinës, gjatë tentativës për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, duke sjellë edhe përplasjen fatale për të. Por ndërkohë forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes, gjatë inspektimit të zonës, kanë zbuluar edhe trupin e një viktime të dekompozuar.
Pas verifikimeve trupi i pajetë është identifikuar si Gentian Hajredini, rreth 45 vjec nga Elbasani i cili rezulton prej 10 ditësh i zhdukur.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur në një kanal, pranë vendit të aksidentit, por se viktima nuk ka qenë pjesë e aksidentit rrugor. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave për të dyja ngjarjet në fshatin Golem.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com