Lushnje- Me çorape në kokë u vodhi dy shokëve 50 mijë euro në makinë, ekstradohet nga Gjermania 39 vjeçari

Lushnje- Me çorape në kokë u vodhi dy shokëve 50 mijë euro në makinë, ekstradohet nga Gjermania 39 vjeçari

Foto ilustruese

TIRANË- Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania, pasi akuzohet për grabitjen e 50 mijë eurove në vitin 2011.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Ylli Sela,  lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë. Ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Vlorës, dënim që nuk e ka kryer për shkak se është arratisur drejt Greqisë. Pas më shumë se 8 viteve në kërkim, është bërë i mundur arrestimi i tij nga Specialistët e Interpol Tirana unga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë. 

Por si ka ndodhur ngjarja?

Në vitin 2011, te rrethrrotullimi i Savrës, Ylli Sela në bashkëpunim me Elis Kamberaj dhe të tjerë Erind Sulçaj kanë tentuar t’i vjedhin me anë të dhunës shumën prej 50 mijë euro dy shokëve të tyre.Tre djemtë se në aksin rrugor Lushnje -Fier, në vendin e quajtur “Rreth- rrotullimi i Savrës”, në parkingun e një pike të furnizimit me karburant në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe nën përdorimin dhe goditjen me sende të forta, u kanë vjedhur shumën prej 50 mijë eurove, shokëve me iniciale T.L., dhe V.K., banues në Vlorë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën! Bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën! Bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull