LUSHNJE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot nga konferenca e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) të mbledhur në Lushnje se kjo forcë rinore pas 23 Qershorit do të përfaqësohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ne besojmë se LRI, kjo alternativë e të rinjve shqiptar dhe në 23 qershor do përfaqësohet dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ne dimë se rruga më e mirë drejt progresit për një ecje më të shpejtë të vendit dhe në luftën kundër varfërisë është përqendrimi tek problemet ekonomike dhe jo tek debati për të kaluarën. Se të gjithë ju që jeni në këtë sallë keni lindur pas vitit ‘90 dhe e ardhmja duhet të ketë vrullin e 20-vjeçarëve”, deklaroi Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)