LUSHNJE - Demokratët lushnjarë janë vënë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha. Shkak për këtë përballje ka qënë udhëzimi më i fundit i nxjerrë nga PD për zgjedhjet brenda partisë, ku përjashtohen nga gara për kreun e PD-së, për kreun e grupsesionit dhe seksionit, të gjithë ata krerë aktualë të rretheve që kanë shënuar në zgjedhjet e 2013 një rezultat më të ulët se në ato të 2009. Sipas tyre përjashtohet gjithë zinxhiri drejtues i PD-së në rreth, që janë palca e partisë dhe mbështetës fanatikë të Berishës.
Kryesia e PD-së në Lushnjë është shmangur nga ana e të deleguarit të qendrës, ish-deputeti Fatbardh Kadilli, i cili sipas këtij forumi drejtues në bazë po operon në mënyrë private me grupe të caktuara për të zgjedhur kandidatët për garën në PD, duke mos respektuar as udhëzimin e fundit të vetë PD-së që kërkon një bashkërendim me kryesinë. Madje ata akuzojnë vetë të deleguarin, që sipas tyre ka pasur një rezultat jo vetëm poshtë atij të 2009-ës por dhe nën mesataren e vetë zgjedhjeve të 2013-ës në Pogradec, gjë që nuk i takon të merret me organizimin e zgjedhjeve.
Madje dhe vetë Basha që ka një rezultat katastrofik në Tiranë nuk i takon të garojë për asnjë post në parti e as në vendore. Por demokratët lushnjarë kërkojnë që në respekt dhe të statutit të PD-së, dhe të parimit “një anëtar një votë” të kenë të drejtën të garojnë për kryetar grupseksioni dhe seksioni krerët aktualë, ku për një mandat të dytë të marrin mbi 65% të votave. Ata thonë se dhe në takimin e mesjavës në Tiranë i të deleguarve, është thënë se mund të zgjidhen në krye të PD-së dhe nga ata që s’janë me banim aty. Dhe në Shkodër ka reagime ndaj Bashës për përjashtimet.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com