Ai quhet Kastrio Grëmi dhe është njeri prej drejtuesve të dy automjeteve që u aksidentuan në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit – Fier Shegan në afërsi të fshatit Rrupaj.
Dy automjetet që shkëmbeheshin, njëri “Opel” me targa AA 747 DJ dhe tjetri “Renault” me targa AA 213 GV janë përplasur dhe të dy kanë përfundur në kanalet vaditës anash rrugës.
Kjo rrugë, e ndërtuar rreth 8 vjet më parë, edhe pse e projektuar si rrugë nacionale, ka një gjërësi që mezi lejon kalimin e dy mjeteve në shkëmbim dhe ka pasur disa aksidente me humbje jetësh njerëzore.
(Pamje nga aksidenti në rrugën Pushim Shoferi - Fier Shegan)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.