LUSHNJE - Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Gëzim Garuli 46 vjeç, ka hyrë në banesën e çiftit Balla në fshatin Shënepremte, rreth orës 06:35 dhe ka qëlluar me pistoletë motrën e tij Shkurte Balla 41 vjeç dhe bashkëshortin e saj Fiqeret Balla 45 vjec.
Pas kryerjes së veprës penale, autori Gëzim Garuli banues në Kavajë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Ndërkohë burime spitalore bëjnë me dije se çifti është paraqitur në spitalin rajonal të Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se 41 vjeçarja ka marrë një plumb në kraharor nga vëllai i saj, ndërsa bashkëshorti 45 vjeç ka marrë një plumb në pjesën e barkut.
Pas ekzaminimeve të para dhe nisur nga gjendja shëndetësore e tyre spitali i Lushnjes ka vendosur dërgimin e çiftit të bashkëshortëve drejt spitalit të traumës në kryeqytet, ku më rëndë paraqitet 41 vjeçarja Shkurte Balla.
Mësohet se Gëzim Garuli, autori i ngjarjes së rëndë prej disa ditësh qëndronte në shtëpinë e motrës së tij prej 3 muajsh.
Uniformat blu të Lushnjes konfirmojnë se ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po vijon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO