Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e së martës në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë.

Sipas policisë në afërsi të fshatit Zhamë, drejtuesi i mjetit tip kamion benz me targë AA 476 PH, shtetasi B.Sh, ka aksidentuar kembësorin R.I, rreth 30 vjeç, banues në Zhamë, i cili ka qënë duke kaluar trafikndarësin e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)