LUSHNJE - Në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluar ditën e djeshme në komunën Karbunarë në nënprefekturën e Fierit, fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Bektash Nezha.
 
Me një diferencë prej rreth 300 votash ndaj kandidatit demokrat Mynyr Shehu, Nezha do të jetë kreu i ri i komunës Karbunarë. Shkak për zgjedhje të parakohshëm në këtë njësi vendore u bë ndarja nga jeta e ish-kryekomunarit Neki Arapi, rreth 2 muaj më parë.
 
Procesi i numërimit ka përfunduar në orët e para të mëngjesit në 9 fshatrat e komunës, ndërsa i gjithë procesi zgjedhorë u zhvillua normalisht në të gjitha njësitë vendore.
 
Redaksia online
(jk/ac/shqiptarja.com)