Lushnje, Rama: Në 2015 fondi për
fermerët do të jetë edhe më i lartë

Lushnje, Rama: Në 2015 fondi për<br />fermerët do të jetë edhe më i lartë
LUSHNJE - “Në vitin 2015 fondi për fermerët do të jetë edhe më i lartë”. Është kjo deklarata që kryeministri Edi Rama bëri gjatë takimit të zhvilluar sot me fermerët në Lushnje ku shpërndau kontratat e rradhës për përfitimin nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori.

Në fjalën e tij Rama tha se statusi kandidat i fituar nga Shqipëria në qershor të këtij viti, i jep mundësinnë qeverisë për të aplikuar për fonde, duke shtuar se prioritet do të jetë thithja sa më e madhe e këtyre fondeve.

“Agjensia e Zhvillimit Bujqësor Rajonalë dhe drejtoritë e bujqësisë mision për të bërë të ditur këtë etapë të re. Vitin e ardhshëm fondi do jetë më i lartë. Na duhet të jemi të aftë të thithim fondet e BE. Statusi i kandidatit na jep mundësinë për të aplikuar për fonde. Sfida jonë ta bëjmë fermerin të afte për te aplikuar. AZHBR instrumenti fillestar. Kontratat që do nënshkruhen sot produkti i një procesi historik që nis për fshatin.” theksoi Rama

Duke vijuar më tej kryeministri Rama tha se sot do të hapet një faqe e re për këtë zonë duke theksuar se ndër vite në emër të zhvillimit të bujqësisë janë zgjeruar kanalet e korrupsionit. Ndërsa shpërndau kontratat e përfitimit nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori, Rama tha se numri i aplikimeve ka qenë i lartë si kurrë më
parë, duke treguar sipas tij që fermerët janë gati për sfidën e ciklit të mbyllur.

“Për vite të tëra u abuzua me naftën. Ne emër të zhvillimit të bujqësisë u zgjeruan kanalet e korrupsionit. Sot hapim një faqe të re. Jo me lëmosha elektorale, apo klientele partiake. Sot nxisim shembujt e suksesit, për të nxitur punësim prodhim eksport. Numri i aplikimeve ka qenë si asnjëherë më parë. Kjo tregon se fermerët janë gati për sfidën e ciklit te mbyllur.” tha Rama

Kryeministri i Shqipërisë, tha se “ka ardhur koha e aplikimeve dhe nxitjes me programe zhvillimi”, duke nënvizuar se “nuk duhet  investuar te mbijetesa por të zhvillimi.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole