Policia e Lushnjes gjatë 24-orëve të fundit ka zbuluar dhe asgjësuar 9200 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva brenda një sere.

lushnje

(Bima e sekuestruar brenda në serë)

Bima e llojit kanabis ishte kultivuar në një serë në fshatin Kashtë-Bardhë, në afërsi të Lushnjes.

zjarr

zjarr

(Asgjësimi me djegie i kanabisit të sekuestruar sot në një serë në Lushnje)

Policia ka shpallur në kërkim personin me iniciale B.Q, i cili është poseduesi i kësaj sasie.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga  Neni 284 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)