Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan (VIDEO)

Lushnjë- Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Antidroga e Fierit, njoftuan se arrestua sot (28 Shtator) dy persona të dyshuar për shitje të narkotikëve.

Prangosjet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

“Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit H. K., 27 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik dhe i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë”, tha policia vendore.

Kurse Nga kontrolli në aparatet celulare të të dyshuarëve, shtetasit K. K., iu gjetën edhe foto të biletave të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 aparate celulari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi