Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari (EMRI)

Lushnjë- Arrestohet 49-vjeçari nga Lushnja, tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar. Autori është identifikuar si Gentjan Hasalla.

Pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), ka një konflikt, uniformat blu menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton