Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Pluk të Lushnjes. I plagosur ka mbetur A.Z i cili është qëlluar me armë tip pistoletë nga Arion Canaj pas një sherri mes të dyve. Menjëherë pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin, duke e vënë në pranga në fshatin Sopës, Divjakë. 

Gjithashtu, po në Lushnje është vënë në prangat e policisë Luis (Elis) Daka, 33 vjeç, banues në Pluk. Ky shtetas është autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe monicionit” si dhe “Verpime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 e 301 të Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip automatik model 56.

kallashi lushnje
Arma qe policia i sekuestroi Luis (Elis) Dakës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com